Zyrtare: Moggi në Shqipëri, për tre vjet konsulent i Partizanit

Zyrtare: Moggi në Shqipëri, për tre vjet konsulent i Partizanit
Luciano Moggi rikthehet në skenën e futbollit. Por jo në Itali. As në ndonjë vend tjetër. Ish-drejtuesi i klubit të madh të Seria A, Juventus, ekip me të cilin arriti disa suksese, do të rikthehet për një eksperiencë të re në Shqipëri. Ai për tre vjet do të ketë rolin e konsulentit të brendshëm të Partizanit.

Para 10 vjetësh  ai u largua nga Juventus, lidhur me skandalin e “Calciopoli”. Luciano Moggi i rikthehet drejtimit të një klubi në futboll, teksa ka firmosur një kontratë me Partizanin.

Klubi kryeqytetas zyrtarizoi marrëveshjen e arritur me Moggi. “Falë këtij akordi dhe falë eksperiencës dhe kompetencave që zotëron Moggi, klubi jonë mund të arrijë nivelet maksimale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.”

Partizani kryeson aktualisht kampionatin bashkë me Kukësin. Marrëveshja me Moggi arrihet vetëm një ditë para derbit me Tiranën dhe një javë para ndeshjes vendimtare me Kukësin, që mendohet se do të vendosë fatet e titullit kampion, mes tyre.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: