Shpërndanin kokainë në Tiranë, në pranga ish-polici dhe ushtaraku

Shpërndanin kokainë në Tiranë, në pranga ish-polici dhe ushtaraku
Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Last Service”, në kuadër të cilit ka bërë të mundur sekuestrimin e 301 gramë kokainë si dhe arrestimin e dy personave.

Të arrestuarit janë Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës) dhe Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).

Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”.

Pas organizimit të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në flagrancë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë,

– 1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe

– 4 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: