SHBA, Elvana Gjata shfaqet në një tjetër event të veçantë

SHBA, Elvana Gjata shfaqet në një tjetër event të veçantë
Tashmë suksesi i saj ka filluar të kalojë kufijtë shqiptar.

Elvana Gjata, e cila është në prag të klipit të parë për tregun ndërkombëtar, kohët e fundit po shfaqet në evente të ndryshme.

Ajo ka marrë pjesë mbrëmë në premierën private të dokumentarit ‘Afraid of Forever’ që ka për personazh jetën e producentit Poo Bear, emri që riktheu Justin bieber në skenë e që po punon edhe për Elvanën.

Ky dokumentar shfaq rrugëtimin personal të Poo Bear, nga një i pastrehë pas goditjes nga tornado deti tek skalitja e identitetit të gjeniut muzikor siç është sot. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: