Parashikimi i motit për fundjavën, 28-30 prill 2017

Parashikimi i motit për fundjavën, 28-30 prill 2017
Muajit prill në vendin tonë rezultoi me luhatje të ndjeshme të kushteve atmosferike, më të theksuara këto ndryshmin ishin 10-ditëshin e tretë të muajit.

Kushtet e motit  gjatë fundjavës  së  fundit të muajit prill do të ndikohen nga afrimi i masave ajrore më të freskëta me origjinë atlantike, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje të pakta shiu në veri dhe zonën qendrore të vendit.

Kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, kryesisht ditën e diel ku në zonat malore nuk do ti kalojnë  16 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet do të arrijnë deri në 23 grade celcius.

Fillimi i javës deri ditën e enjte parashikohet mot i qëndrueshëm me diell ku temperaturat e mesditës do të arrijnë deri në 25 gradë celcius, në mesataren e muajit Maj.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: