Moggi i jep leksionet e para Partizanit: Si fitohet derbi ndaj Tiranës! (Foto)

Moggi i jep leksionet e para Partizanit: Si fitohet derbi ndaj Tiranës! (Foto)
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pasi ka prezantuar sot ish-drejtuesin e njohur italian të futbollit, Luciano Moggi në krye të klubit të tij, ka shprehur mbështetjen maksimale ndaj skuadrës, si dhe ka kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin të premten, në derbi ndaj Tiranës.

Luciano Moggi, i emëruar si drejtues i përgjithshëm i Partizanit, u prezantua sot para ekipit dhe stafit drejtues. Moggi më tej u foli lojtarëve të Partizanit, mbi rëndësinë që ka ndeshja derbi ndaj Tiranës, gjatë ditës së nesërme: - “Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët. Jeni përpara një derbi. Këto janë ndeshje, ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë. Këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes. Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër.”

Ndërkohë, angazhimi i fundit i Moggi-t nuk i ka shpëtuar as medias italiane. “Corriere Dello Sport” shkruan: “Moggi, 80 vjeç, e rifillon nga Shqipëria: Konsulent i Partizanit të Tiranës. Ai ishte sot i pranishëm në klubin e kryeqytetit shqiptar për të njoftuar se ka arritur një marrëveshje. Ish-drejtuesi i Juventusit, me një të kaluar në Torino dhe Napoli, për tri vitet e ardhshme do të kryejë detyrat e drejtorit të përgjithshëm të klubit shqiptar.”

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: