Meta President: LSI-në do ta drejtojë Petrit Vasili, por nuk po e braktis

Meta President: LSI-në do ta drejtojë Petrit Vasili, por nuk po e braktis
Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar se detyrimet e tij si kreu i ri i shtetit do të nisin në datën 24 korrik. Ai ka thënë se do të vijojë të jetë kryetar i Kuvendit deri në ditën e betimit si president i vendit.

“Do jem kreu i Kuvendit deri në ditën e betimit si President i vendit. Do jap dorëheqjen para kësaj date, për arsye të vetë lidhjes së këtyre institucioneve, por edhe për faktin se do të jetë seanca e fundit plenare, - u shpreh Meta. - Edhe pse mund të vazhdoj të jem kreu i LSI-së deri me 23 korrik, kam vendosur se sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të kandidatëve, të heq dorë nga ky funksion dhe nga të gjitha funksionet drejtuese të LSI-së”.

Meta tha se në listën e partive që dorëzohen dhe publikohen nga KQZ, në krah të LSI nuk do jetë emri i tij, por ai i Petrit Vasilit, i cili merr drejtimin e kësaj force politike.

“Nga ana etike nuk është mirë që të bëj premtime në emër të LSI. Të gjitha kompetenca do t’i kalojnë zotit Vasili. Kjo nuk ja të bëjë me faktin se unë po e lë në baltë LSI-në, absolutisht, por çdo forcë duhet të jetë pjesë e një modeli demokratik”.

Në lidhje me bojkotin e opozitës, Meta theksoi se është i gatshëm të takohet me kryetarin e opozitës Basha dhe me cilindo faktor tjetër politik në të mirë të situatës politike në vend. “Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë në orët e ditët në vijim, me qëllim që të rrisim besimin te qytetarët dhe të kthehet qetësia në vend”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: