Maliq, tre persona futen në banesë dhe grabisin 1 milion lekë

Maliq, tre persona futen në banesë dhe grabisin 1 milion lekë
Tre persona kanë vjedhur me dhunë një banesë në Maliq të Korçës.

Sipas policisë autorët kanë hyrë në banesën e shtetasit L.M,  51 vjeç, duke vjedhur rreth 1 milion lekë.

“Nga të dhënat paraprake dyshohet se këta shtetas kanë marrë një sasi lekësh rreth 1 milion lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës e cila po afrohej drejt banesës së saj”, sqaron policia.

Policia thotë gjithashtu  se në banesë nuk ka pasur njeri kur është kryer vjedhja e lekëve.

Policia është duke kryer veprimet proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: