Laçi, trajneri Sinella jep dorëheqjen

Laçi, trajneri Sinella jep dorëheqjen
Para ndeshjes me Kukësin, Laçi mbetet pa trajner. Bledar Sinella dha dorëheqjen pas një takimi që pati me presidentin e këtij ekipi, Pashk Laska.

Dorëheqja e tij vjen pas humbjes 5-1 me Skënderbeun, humbje që zbriti Laçin në vend të parafundit, në rrezik rënie. Kur mbeten edhe 6 javë deri në mbyllje, para një ndeshje tjetër me rëndësi si ndaj Kukësit, Sinella jep dorëheqjen dhe bëhet trajneri i tretë që largohet nga Laçi para se të mbyllet ky sezon.

Laçi e nisi me Troisi që në muajin tetor ia la vendin përkohësisht Ramadan Ndreut. Në fillim të janarit erdhi Sinella dhe pas dorëheqjes së tij pritet të rikthehet një emër tjetër i njohur i futbollit të këtij qyteti, Stavri Nica.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: