Ekzekutimi i shqiptarit në Romë, policia gjen 100 mijë euro brenda banesës së 43-vjeçarit

Ekzekutimi i shqiptarit në Romë, policia gjen 100 mijë euro brenda banesës së 43-vjeçarit
Ekzekutimi i shqiptarit në Romë, policia gjen 100 mijë euro brenda banesës së 43-vjeçarit

Policia italiane ka gjetur rreth 100 mijë euro në banesën e shqiptarit, Gaspër Reci, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më parë në Romë.

Sipas policisë italiane, vrasja e shqiptarit  ka qenë një ekzekutim i përgatitur mirë.

Ai ishte i skeduar nga policia italiane për trafik droge dhe grabitje me dhunë.

Shqiptari mbeti i vrarë dy netë më parë në Romë të Italisë. Mediat italiane bënë me dije se ndaj 43 vjeçarit shqiptar  është qëlluar me katër plumba, dy në pjesën e gjoksit dhe dy të tjerë në pjesën e këmbës, pranë banesës së tij.

Pasi u godit, shqiptari gjeti vdekjen në vend.

Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk pati as dëshmitarë për ngjarjen.

Policia italiane mori në pyetje edhe një shokun e tij, i cili shkoi në vendin e ngjarjes sapo kishte dëgjuar krismat.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: