“Bogova”, kapen rreth 2 ton marijuanë dhe 3 armë zjarri, në kërkim edhe një 80-vjeçar

“Bogova”, kapen rreth 2 ton marijuanë dhe 3 armë zjarri, në kërkim edhe një 80-vjeçar
Një sasi tjetër e konsiderueshme prej 1888 kg marijuanë është sekuestruar në Skrapar. Në pranga përfundoi një person, si dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Droga është sekuestruar në kuadër të operacioni “Bogova” ku sipas këtij operacioni, “në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.”

Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg”, sqaron policia.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: