Berat, kapen 1.5 tonë kanabis; 6 persona të shoqëruar në polici

Berat, kapen 1.5 tonë kanabis; 6 persona të shoqëruar në polici
Një operacion masiv antidrogë po kryhet në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë.

Policia informon se në tre banesa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.

“Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 ton. Policia ka shoqëruar 6 persona. Si dhe deri në këto momente janë shpallur në kërkim tre persona. Operacioni vijon”, informon Policia e Shtetit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: