
Thomas Strakosha është aktualisht, futbollisti i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në dy garat e Kupave të Europës.
Lazio ndodhet mes ekipeve çerekfinaliste të Europa League dhe konsiderohet një prej ekipeve pretendente për trofeun.
Arsenal e Atletiko Madrid janë dy ekipet e tjera rivale, ndërsa Strakosha mund të bëhet futbollisti i parë kuqezi që ngre lart një nga dy trofetë më prestigjiozë për klube.
Lazio në vend të pestë, një pikë pas Interit dhe 5 pikë pas Romës së vendit të tretë, pretendon një vend në Champions. Bashkë me mbrojtësin Hysaj, portieri kuqezi, i cili ka luajtur rregullisht në portën e Lazios, ka gjasa ta mbyllë sezonin me sukses.
Taulant Xhaka me Basel, ishte futbollisti tjetër kuqezi që pretendoi të arrinte çerekfinalet e Champions, por skuadra e tij u eliminua nga City.