Seria A/ Higuain mposht Berishën, Juve + 4

Seria A/ Higuain mposht Berishën, Juve + 4
Juventus thelloi në 4 diferencën në krye të klasifikimit me ndjekësin më të afërt Napolin, falë fitores 2-0 në ndeshjen e prapambetur që u anulua dy javë më parë për shkak të reshjeve të dëborës.

Në njërën portë Gianluigi Buffon dhe në portën tjetër Etrit Berisha.

Por në sulmin e Juventus ishin lojtarë si Higuain e Dybala, ndërsa në anë tjetër Ilicic e Gomez, ndaj edhe ndeshja e prapambetur e Seria A mes Juves e Atalanës u vendos nga sulmi më i mirë.

Higuain shënoi në pjesën e parë në portën e Berishës, duke kaluar bardhezinjtë në epërsi dhe 10 minuta nga mbyllja Matuidi vulosi shifrat në 2-0.

Hysaj me shokë shpresonin që Berisha e Atalanta të frenonte Juven.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: