
Messi: Futbolli më ka “borxh” Kupën e Botës
Lionel Messi thotë se ai nuk do ta harrojë kurrë zhgënjimin në finalen e Kupës së Botës 2014, kur humbi mundësinë të ngrejë trofeun me Argjentinën dhe shpreson që ky edicion të sjellë më shumë gëzim për të. “Shpresoj që futbolli të ma paguajë këtë borxh. Por unë jetoj me atë që ndodh tani,” - thotë Lionel Messi, i cili pavarësisht kualifikimit të vështirë të Argjentinës në eliminatoret e Amerikës së Jugut, beson se këtë vit mund të shkojë më larg me kombëtaren e tij.
Buffon: Mund të jem deri në Euro 2020
Gianluigi Buffon nuk e përjashton mundësinë që të vijojë karrierën deri në finalet e Euro 2020. Portieri 39-vjeçar i Juventus tha se është “99.9 për qind” i sigurt se mund të largohet më parë, por nëse skuadra e tij fiton Champions League, synon të vijojë për të fituar edhe botërorin e klubeve. - “Pas eliminimit nga Suedia, kam marrë shumë mesazhe,” – thotë Buffon. “Njerëzit e kanë kuptuar se kurrë nuk kam vendosur maskë gjatë karrierës. Ishte për t’u vlerësuar.” Lidhur me mundësinë që mund të luajë në Euro 2020, Buffon shtoi: “Jetë dite pas dite. Nuk përjashtoj asgjë.”
/a.muraçi/