
Paul Pogba mori dhjetë leje nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, me qëllim që të rikuperohet pas dëmtimit.
Mesfushori francez parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës katër deri në gjashtë javë pasi u dëmtua në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Basel.
Pogba doli nga fusha pas vetëm 20 minutave lojë, pasi u dëmtua, gjatë një dyluftimi me mesfushorin e kombëtares sonë, Taulant Xhaka, i cili luan për ekipin zviceran. Pogba i kushtoi Manchester United kur u ble nga Juventus plot 100 mln euro. Djajtë e Kuq e fituan 3-0 ndeshjen ndaj Basel. /a.m/