
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk u zgjodh dot anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Zgjedhjet në UEFA u zhvilluan sot në Helsinki të Finlandës.
Duka nuk arriti dot të marrë kuotën prej 28 votash të mjaftueshme për të qenë në organin më të lartë drejtues të UEFA-s. Në përfundim të votimit të fshehtë, Armand Duka grumbulloi vetëm 25 vota, duke mbetur përfundimisht jashtë këtij komiteti.
Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit në këtë kongres përfitoi një fond prej 1 milion eurosh. UEFA vendosi që kjo shifër t’i akordohet çdo federate anëtare të saj në formën e shpërblimit për regjistrim të bilanceve financiare pozitive pas pjesëmarrjes së kombëtareve në Evropianin e Francës.
a.m/Afp.al