Vrasësi serial vizaton fytyrat e 93 grave që vrau gjatë jetës së tij, FBI identifikon 50 prej tyre

Vrasësi serial vizaton fytyrat e 93 grave që vrau gjatë jetës së tij, FBI identifikon 50 prej tyre
Një 79-vjeçar amerikan, i tha FBI-së se kishte vrarë 93 gra gjatë jetës së tij.

FBI-ja nuk e mori seriozisht në fillim, kur u rrëfye në dhjetor të vitit 2018. Por tani ai vizatoi me detaje fytyrat e të gjitha viktimave dhe FBI vërtetoi shumicën prej tyre.

Samuel Little, rrëfeu përpara hetuesve që u çuditën se si Little ishte në fakt personi me kujtesë fotografike dhe kishte talent në vizatim. Ai i mbante mend me detaje viktimat dhe ua vizatoi fytyrat me imtësi, deri te ngjyra e të kuqit të buzëve dhe te modeli i flokëve.

FBI arriti të identifikojë 50 prej viktimave, ndërsa për të tjerat kërkoi edhe ndihmën e publikut.

Little tha se arsyeja për të cilën i vriste ishte sepse eksitohej kur ato ndiheshin të pashpresa përpara tij. Vrasjet sipas tij, kanë nisur që në vitet 1970 dhe kanë vazhduar deri në vitin 2005.

Në vitin 2012 ai u arrestua pasi rrëfeu për tre vrasje.

Por vitin e fundit, pasi i është përkeqësuar shëndeti dhe i ka ikur mosha, vendosi të rrëfejë për të gjitha vrasjet e kryera./Afp.al

loading...
loading...