Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet në Kosovë demokratike, me probleme zonat ku jetojnë serbët

Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet në Kosovë demokratike, me probleme zonat ku jetojnë serbët
Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media duke folur për procesin zgjedhor tha se ajo ishte mirë e organizuar dhe transparente

Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik.

Në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, u tha se  ata nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe.

“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithëmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha Viola von Cramon-Taubadel.

Megjithatë, ajo ka  adresuar disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të medieve gjatë zgjedhjeve. Ndërkaq, edhe nga delegacioni i Parlamentit, Evropain , Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin mirë të organizuar, por dha kritika për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë./Afp.al

loading...
loading...