"Vetëm 10 ditë drejtoreshë", dorëhiqet papritmas kreu i Hipotekës së Vlorës, Elona Hodaj

"Vetëm 10 ditë drejtoreshë", dorëhiqet papritmas kreu i Hipotekës së Vlorës, Elona Hodaj
Nuk ka qëndruar më shumë se 10 ditë në detyrë.

Drejtoresha e Hipotekës Vlorë, Elona Hodaj, si dhe zv.drejtori Krenar Xhemali kanë dhënë dorëheqjen.

Hodaj e mori detyrën, pas shkarkimit të Alteo Nazëraj, por qëndroi vetëm 10 ditë në krye të Hipotekës, duke u larguar në mënyrë të papritur.

Ka pasur probleme të shumta me qytetarët në këtë hipotekë, ashtu edhe në të gjitha institucionet e tjera, që merren me pronat, çka duket se ka ndikuar që Hodaj të mos e pranojë detyrën e re. Ajo u emërua më 19 shtator drejtoreshë e Hipotekës. /Afp.al/

loading...
loading...