Tronditet Kavaja/ "I ftuari" vritet brenda banesës së një gruaje, plagoset polici

Tronditet Kavaja/ "I ftuari" vritet brenda banesës së një gruaje, plagoset polici
Kavaja është tronditur në orët e para të mëngjesit të  sotëm nga një ngjarje e rëndë.

Si pasojë e një konflikti, që ka degjeneruar me përdorimin e armëve, ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 në banesën e një gruaje.

Efektiv i policisë së burgjeve Bledar Toci, një i afërm me gruan në banesën e së cilës ndodhi krimi,  është përplasur me armë me Dritan Haxhollin, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 Kavajë.  Dritan Haxholli ka shkuar në banesën e shtetases Marsida Qatja, ku brenda ndodhej edhe  Bledar Toçi, punonjës policie.

Ata mësohet se janë takuar me qëllim që të shuajnë konfliktin, që besohet se kishte lindur me shtetasen ku ndodhi krimi dhe viktimën. Marsida Qatja pranoi se ka pasur lidhje me viktimën, por kohët e fundit, pas ndarjes, ajo kishte shprehur shqetësimin e bezdisjes nga Haxholli, ndërsa i kishte kërkuar ndihmë efektivit të policisë së burgjeve.

Por në debat e sipër Haxholli është konfliktuar me shtetasinToçi dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e plagosur, ndërkohë efektivi i policisë i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit.

Nga përplasja me armë mbeti i vdekur në vend Dritan Haxholli. Efektivi i policisë ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./Afp.al

loading...
loading...