
Policia gjeti në rrethana misterioze një 38-vjeçar, të vdekur brenda në makinën që ishte lënë e ndezur, në rrugën Mustafa Matohiti.
Shtetasi R.B dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Informacion Paraprak i policisë:
Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMË”, shtetasi R. B.,38 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Afp.al