Tiranë/ Aksidenton dy vajza të mitura, në pranga shoferi

Tiranë/ Aksidenton dy vajza të mitura, në pranga shoferi
Një automjet ka aksidentuar dy vajza të mitura, 15 dhe 6 vjeçe. Vajzat pas aksidentit ndodhen në spital, ndërsa policia tha se u arrestua shoferi që shkaktoi aksidentin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./afp.al

loading...
loading...