Ther nipin me thikë një burrë në Peshkopi

Ther nipin me thikë një burrë në Peshkopi
Një debat mes xhaxhait dhe nipit ka përfunduar me një të plagosur pasditen e sotme.

47-vjeçari me inicialet A.T., pas debatit, ka qëlluar nipin e tij me thikë, A.T., 39-vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa po merret në pyetje për të sqaruar ngjarjen.

Grupi hetimor ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen

loading...
loading...