Shkodër/ Makina përplas fëmijën 10 vjeç, ndalohet shoferi

Shkodër/ Makina përplas fëmijën 10 vjeç, ndalohet shoferi
Një fëmijë 10 vjeç u përplas sot pasdite nga një makinë, në Unazën Perëndimore, tek zona e njohur si ish Zukthkashta, Shkodër.

Policia njofton se mjeti me targa AA133SH, me drejtues shtetasin E. H. 37 vjeç, përplasi fëmijën E. H. 10 vjeç, banues në lagjen Salo Halili. Shoferi u shoqërua në komisariat, ndërsa 10-vjeçari u transportua menjëherë në spital, ku mësohet se po i nështrohet një operacioni.

Po kryhen hetimet mbi fajin e shoferit në rrugë.

“I mituri u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër”, - informon policia, pas ngjarjes./Afp.al

loading...
loading...