Sa para kanë depozituar shqiptarët jashtë dhe si i kanë fituar ato? Qeveria çon ligjin e ri në Parlament

Sa para kanë depozituar shqiptarët jashtë dhe si i kanë fituar ato? Qeveria çon ligjin e ri në Parlament
Qeveria ka dërguar në për miratim në Parlament një projektligj, i cili parashikon shkëmbimin automatik të të dhënave për llogaritë bankare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Shqiptarët që kanë para nga burime të jashtëligjshme të mbyllura në bankat e huaja nuk mund t’i fshehin më, pasi do të ekspozohen tek organet tatimore të Shqipërisë.

Projektligji është detyrim që rrjedh nga Konventa Ndërkombëtare për Ndihmën Administrative të Ndërsjelltë në Çështjet Tatimore, e cila është nënshkruar nga 130 vende të botës, ka për qëllim të forcojë luftën ndaj evazionit fiskal, korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes shkëmbimit të informacioneve financiare mes vendeve.

Sipas draftit, brenda datës 30 maj të gjitha bankat shqiptare janë të detyruar të raportojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, llogaritë bankare që kanë pranë tyre të gjithë shtetasit e huaj, rezident në 130 vendet që kanë nënshkruar konventën.

Drejtoria e Tatimeve më pas këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.

Ky shkëmbim do të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe në krahun tjetër. Pra brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm, të 130 vendet anëtare në konventë do të dërgojnë në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve listën e shtetasve shqiptare që kanë para të mbyllura në bankat këtyre vendeve.

Sipas Ministrisë së Financave, ligji do të ekspozojë të gjithë individët që kanë kryer evazion fiskal, trafiqe apo zyrtarët e korruptuar, të cilët i kanë fshehur paratë në bankat jashtë Shqipërisë. /Afp.al

loading...
loading...