Rreth 10 për qind pjesëmarrja paradite, Pacolli: Uroj për një qeveri që e do Kosovën dhe popullin e saj

Rreth 10 për qind pjesëmarrja paradite, Pacolli: Uroj për një qeveri që e do Kosovën dhe popullin e saj
Procesi i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë ka rregjistruar disa parregullsi, si fotografimi i votës, apo incidente me disa komisionerë në Mitrovicë.

Deri në ora 11, dolën për të votuar jo më shumë se 10 për qind e qytetarëve.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas votimit, tha se sot, "është edhe një ditë e rëndësishme për Kosovën. Bëjë thirrje të dilni dhe të votoni. Vota juaj është e rëndësishme – votoni për të ardhmen tuaj", u shporeh Pacolli. "Uroj për një qeveri që e don Kosovën dhe popullin e saj, e sidomos të rinjtë. Uroj që procesi zgjedhor të shkojë sa më mirë".

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka vizituar paraditen e sotme disa qendra të votimit në Prishtinë, prej ku ka thënë se procedurat e hapjes së vendvotimeve kanë shkuar pa problem.

Ajo ka theksuar disa incidente të vogla, por sipas saj, në përgjithësi, procedurat në orët e para të votimit kanë rrjedhur pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ku janë të vendosura disa qendra të votimit, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbrojnë gjatë tërë ditës së zgjedhjeve.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë për sot ka treguar detaje nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor deri më tani.

Sipas tij vendvotimet janë hapur me rregull dhe në kohën e duhur. “KQZ njofton që në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në kohën e paraparë, përveç në disa vendvotime. Nga informacionet e para që i kemi marrë nga terreni procesi zgjedhor ka filluar pa problem. Sot nga 1.937.868 qytetar të Republikës së Kosovës kanë të drejtë vote. Të gjithë votuesit janë të shpërndarë në 895 qendra të votimet. KQZ fton të gjithë votuesit ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votuesve”, u shoreh Elezi./Afp.al/

loading...
loading...