Reja ka ditëlindjen, Memushaj si kapiten ndaj Turqisë flet për dhuratën që lojtarët ikanë bërë trajnerit

Reja ka ditëlindjen, Memushaj si kapiten ndaj Turqisë flet për dhuratën që lojtarët ikanë bërë trajnerit
Para ndeshjes kualifikuese Euro 2020 me Turqinë, trajneri Edy Reja, tha se grupi funksionon, është një grup që po përmirësohet dhe "ne mbajmë në konsideratë të lartë vlerat e Turqisë që ka lojtarë të rëndësishëm si Jillmaz e Çalhanollu, apo Tosun, që shohin portën".

"Por sulmuesit janë më të rrezikshmit gjithmonë",  - shtoi Reja. - "Ne, për të bërë një ndeshje të madhe duhet të jemi në formë të mirë, në 100%, përndryshe do të dalim me një humbje. Detyra jonë do të jetë të vijmë këtu, të jemi të përqendruar në maksimum se vetëm kështu mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Objektivi ynë është të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Turqisë, për të parë nëse mund të bëjmë më mirë", u shpreh Reja.

Lidhur me mungesën më të rëndësishme, Elseid Hysaj, trajneri tha se " e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv. Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur".

Ledian Memushaj do të jetë kapiten i Shqipërisë ndaj Turqisë. I pyetur se a ka shanse Shqipëria që të përsëritë sfidën e dy viteve më parë, kur Memushaj ka qenë pjesë e kuqezinjve, vlonjati ka shtuar se: “Kemi djem të rinj që kanë kualitet, jemi edhe disa lojtarë me eksperiencë. Në krahasim me atë ndeshje, grupi ka edhe ndryshime, por ne të gjitha e kemi të qartë objektivin që kemi në ndeshjen e nesërme”.

Ai është edhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë që ka kontigjenti kuqezi. Memushaj flet edhe për gjendjen e skuadrës dhe lojtarët që janë afruar së fundmi. “Normal që kemi nevojë për pak kohë që grupi të harmonizohet sepse kanë ardhur disa lojtarë të rinj por kemi frymë grupi. Duhet të përqendrohemi te ndeshja që kemi nesër se është shumë e vështirë”.

Në fund, i pyetur se dhuratën për datëlindjen trajnerit Edi Reja do t’ia japin që sot, apo e kanë ruajtur për nesër, Memushaj në fund e mbylli shkurtimisht: “Do ja japim nesër”! Trajneri Reja mbush 74 vjeç, ndërsa ndeshja me Turqinë më 11 Tetor shihet si vendimtare për kualifikimin e mundshëm. Kuqezinjtë tre ditë më vonë do të luajnë ndaj Moldavisë./Afp.al

loading...
loading...