Rama vë këshilltarin e tij, ish shef shtabi ushtri, prefekt të Elbasanit

Rama vë këshilltarin e tij, ish shef shtabi ushtri, prefekt të Elbasanit
Maksim Malaj, i cili mban postin e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë i Kryeministrit, Edi Rama, do të rikthehet të enjten në postin e Prefektit të këtij Qarku.

Propozimi për të rikthyer në detyrë si Perfekt i Qarkut erdhi nga Ministria e Brendshme dhe më pas u miratua nga Këshilli i Ministrave, ku vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Malaj, në Janar të këtij viti, i la vendin si Prefekt i Elbasanit, Gledian Llatjas, i cili u prezantua nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.  Por më pas Llatja u tërhoq nga posti pasi kandidoi dhe më pas u zgjedh krytar i Bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. Që prej Qershorit posti i Prefektit të Elbasanit mbeti vakant, ndërsa sot në këtë post u rikthye Malaj.

Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan, gjatë këtij viti mbante pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për sigurinë.

Gjeneral Malaj ka një karrierë të gjatë ushtarake, në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe një eksperiencë të gjatë në trajnimet e tij në disa prej vëndeve anëtare të NATO-s.

Në vitin 1978 – 1981 Gjeneral Malaj përfundoi Akademinë Ushtarake ‘Skënderbej”, (për këmbësori), e më pas në vitet 1990-1992 Akademinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2005-2007 u emërua si shef i Shtabit të Br.R.SH, ndërsa në vitin 2007- 2008, u emërua Komandant i saj.

Në korrik të vitit 2008, Gjeneral Maksim Malaj, u emërua nga Presidenti Topi, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, detyrë të cilën e mban edhe sot.

Gradimet:

1991 Kapiten

1994 Major

1997 Nënkolonel

2002 Kolonel

2008 Gjeneral Brigade

loading...
loading...