Rama: Ballkani Perëndimor brenda 2021 në zonën e tij "Shengen", si Bashkimin Europian

Rama: Ballkani Perëndimor brenda 2021 në zonën e tij "Shengen", si Bashkimin Europian
Në konferencën e përbashkët me Aleksandr Vuçiç dhe Zoran Zaev në Beograd, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor do të jetë brenda zonës Shengen, brenda vitit 2021. Ky realitet i ri tregon se vendet kanë përparuar, dhe madje, duhet të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera, theksoi Edi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “I zoti e nxjerr gomarin nga balta” dhe se një takim i ardhshëm në Ohër do të bëjë realitet nismën historike. Kryeministri hodhi idenë e një bashkëpunimi më të gjerë në shumë fusha.

“Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi dhe dua ta bëj të qartë se nuk synon asnjë ekskluzivitet, por është një hap me synimin për një proces gjithëpërfshirës. Në deklaratë do të lexoni se flitet gjatë gjithë kohës për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor."

" Ka një rrugë që na ka sjellë deri këtu. Kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë, pa pritur më shumë nga të tjerët. Më shumë në funksion të njerëzve tanë, në funksion të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të theksoj se pavarësisht e dimë botërisht që ka çështje të hapura në zemër të këtij rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që duke rënë dakord që të mos biem dakord për këto çështje".

Kryeministri i Shqipërisë shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet t'i tregojnë Europës se janë gati për bashkim, pa pengesa apo barriera.

Dua të theksoj se në vitin 2017 në takimin e radhës të procesit të Berlinit, është rënë dakord për një plan veprimi në funksion të zonës rajonale ekonomike dhe dy vjet prej asaj dakordësie, nuk është se ka ndodhur mjaftueshëm gjëra që janë përkthyer në më shumë rritje ekonomike, punësim, integrim dhe ndërveprim. Qëllimi i këtij formati është të shtyjmë përpara procese që në letër janë shkruar më shumë se një herë dhe të mos presim që të tjerët. I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se deklarata nënvizon natyrën gjithëpërfshirëse.

"Nuk do të presim dhe nuk do të rrimë në vendnumëro për të çuar para të gjitha ato pjesë të këtij plani të përbashkët nga procesi i Berlinit që kanë mbetur ende në letër. Do bëjmë gjithë-çfarë na takon, për të gjitha vendet. Ne e kemi theksuar, duam të jemi pjesë e familjes së madhe europiane."

Por, ndërkohë familja europiane ka dhe problemet e veta të brendshme,", Rama shtoi se "ne s’mund të mbetemi peng. Nuk jemi zonë e kategorisë së dytë, e nuk është as fidanishte për të bërë eksperimente dhe të presim që familja europiane të na përqafojë e të na ulë në tavolinë.”

loading...
loading...