Propozimi i ish-ministrit të Shëndetësisë: Të rritet taksimi i cigareve!

Propozimi i ish-ministrit të Shëndetësisë: Të rritet taksimi i cigareve!
Numri i personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës është në rritje të vazhdueshme, madje duke prekur mosha të reja, fenomen ky në mbarë botën.

Sipas studimeve, 60% e vdekjeve në vendin tonë ndodhin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Përveç ushqimit, mungesës së aktivitetit fizik, shkak kryesor është konsumi i duhanit . Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili futi në shina zbatimin e ligjit anti-duhan  në vitin 2014 dhe që u vlerësua me çmim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në fakt pyetja e parë që i drejton mjeku kardiolog pacientit të tij është a konsumon  duhan  dhe çfarë ushqimesh konsumon zakonisht

Së fundmi deputeti socialist ka hedhur një ide për ta frenuar edhe më tepër konsumin  e duhanit . Beqaj kërkon të rritet taksimi i duhanit dhe produkteve që përmbajnë sheqer

“Produktet e duhanit taksohen njëlloj si para tre viteve. Ka ardhur koha të ndryshojë taksimi, por njëkohësisht edhe për sheqernat”, deklaron Ilir Beqaj. Kjo do të thotë se me një taksim më të lartë, do të rritet çmimi e për pasojë, pritet që të ulet numri i duhanpirësve.  /Afp.al/

loading...
loading...