Polonia, Austria dhe Rumania pro Shqipërisë pa kushte, " Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura"

Polonia, Austria dhe Rumania pro Shqipërisë pa kushte, " Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura"
Pak ditë para vendimit të vendeve anëtare të BE-së, për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vende si Polonia, Austria dhe Rumania, përmes zyrtarëve më të lartë kanë shprehur mbështetje maksimale për vendin tonë.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda e ka konsideruar si një test për BE hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

[caption id="attachment_160727" align="aligncenter" width="1024"] President of Poland Andrzej Duda during the statement about changes in the judicial law and Supreme Court at Presidential Palace in Warsaw, Poland on 18 July 2017 (Photo by Mateusz Wlodarczyk/NurPhoto via Getty Images)[/caption]

Këtë opinion presidenti i Polonisë e shprehu gjatë një takimi me homologët e tij sllovak, hungarez dhe çek. Zoti Duda tha se hapja e negociatave me dy vendet e Ballkanit “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”. “Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura”. “Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore” tha ai.

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të diskutohet më 15 tetor nga Këshilli i Ministrave i BE-së, për të vijuar me zyrtarizimin në samitin e Këshillit Evropian, më 18 tetor.

Austria, vendi perëndimor më pro Shqipërisë, premtoi se do t'i japë mbështetje të pakursyer Tiranës zyrtare në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, sot premtoi një gjë të tillë. “Ju keni detyrat tuaja. Ju takon juve t’i plotësoni ato ndërsa Brukseli duhet të bëjë pjesën e tij” tha zoti Schallenberg. Ai bëri të ditur se Austria i ka ofruar Shqipërisë një ndihmë prej 200 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 Shtatorit.

Edhe Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Rumani, ku po zhvillon takime intensive në qeverinë dhe parlamentin rumun, konfirmoi mbështetjen Kryeministres së Rumanisë, Viorica Dancila, për të mbështetur vendin tonë në çeljen e negociatave më 18 Tetor.

Mesazhi i Taulant Ballës:

Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.

Gjatë vizitës në Bukuresht u prita në një takim nga Kryeministrja e Rumanisë zonja Viorica Dăncilă dhe Kryetari i Parlamentit Marcel Ciolacu.

Shqipëria dhe Rumania janë anëtare në të gjitha nismat rajonale dhe në shumë organizata e organizma ndërkombëtare.

Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me inicijativën e Kryeministres Dăncilă u mbajt Forumi Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”. Duke marrë fjalën në këtë forum u shpreha se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Komisioni Europian ka përcaktuar qartë përparimin që kanë bërë dy vendet tona. Sikurse tha edhe Kryeminstra Dăncilă është në kredibilitetin e vetë BE që Këshilli të ratifikojë rekomandimin e Komisionit, sukurse edhe të Parlamentit Europian.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon detyrimisht përmes reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë kryefjala e kësaj e Qeverisë sonë, duke e kthyer në prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit që mbart.

Është gjithashtu në kredibilitetin e BE, teksa Kosova ka përmbushur prej kohësh detyrat e shtëpisë, liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”. Afp.al

loading...
loading...