Po ngre lart emrin e Shqipërisë në botë, Meta takon këngëtaren e talentuar, e falënderon edhe për...

Po ngre lart emrin e Shqipërisë në botë, Meta takon këngëtaren e talentuar, e falënderon edhe për...
Presidenti Ilir Meta, pas kthimit nga Estonia, ku ishte për një vizitë zyrtare, e ka nisur sot ditën duke pritur dhe vlerësuar të rinjtë e talentuar të botës së artit.

Meta priti Ines Nezirin, këngëtaren e talentuar që fitoi pak kohë më parë në Rusi një çmim shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

'Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”", u shpreh Meta.

"Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit", shtoi Presidenti më tej.

Në fund kreu i shtetit kishte edhe një falënderim për vajzën, me të ardhme të sigurt në muzikë.

E falënderova Inesin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë." /Afp.al/

loading...
loading...