Pejë/ I moshuari gjendet i vdekur në rrethana të paqarta, para qendrës së votimit

Pejë/ I moshuari gjendet i vdekur në rrethana të paqarta, para qendrës së votimit
Një i moshuar është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore "Xhamil Kada", të Pejës.

Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente, por nuk ka arritur që të mbijetojë.

Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Skënder Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, tha drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

loading...
loading...