Nuk ka më shtyrje afatesh, mbyllen transmetimet analoge në gjysmën e Shqipërisë

Nuk ka më shtyrje afatesh, mbyllen transmetimet analoge në gjysmën e Shqipërisë
Autoriteti i Mediave Audiovizive, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës. Duke nisur nga dita e sotme, 1 tetor 2019, nuk ka më sinjal analog në këto dy qarqe që përfshijnë rreth gjysmën e vendit.

AMA, në mbledhjen e së hënës njoftoi edhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekoderë, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderësh, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Më herët, qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekoderë falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderët e tipit DVB-T2 që shiten në treg pa karta, si dhe ato me karta të dy kompanive të shërbimit televiziv me pagesë.

Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge.

loading...
loading...