Nisma e bashkisë, “sporti në shkolla”, Veliaj: Bravo xhaxhi Redi Jupi!

Nisma e bashkisë, “sporti në shkolla”, Veliaj: Bravo xhaxhi Redi Jupi!
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lavdëruar punën e ish-futbollistit dhe trajnerit të njohur Redi Jupi, gjithashtu së fundmi edhe specialist apo komentator futbolli.

Redi Jupi, siç dihet u përzgjodh mes ekipit të këshilltarëve për Bashkinë e Tiranës, nga Erion Veliaj, në zgjedhjet e fundit, dhe fitoi, ndonëse fitorja konsiderohej e sigurt.

Veliaj e ka përfshirë së fundmi Redi Jupin në krye të projektit që ka bashkia për shkollat dhe aktivitetet sportive, gjatë këtij viti dhe më tej.

“Bravo xhaxhi Redi Jupi dhe kolegëve të AMK për fushatën pro sportit dhe jetës së shëndetshme”.

Tani edhe vogëlushët e shkollës 9-vjeçare "Mihal Grameno" janë gati për garën “FunRun” që paraprin”, tha Veliaj në mesazhin  e tij.

Redi Jupi prej kohësh merret me fëmijët, pasi ka hapur edhe një akademi futbolli në Tiranë. Ai gjithashtu mbajti detyrën e zbulimit të talenteve për Kombëtaren në FSHF, duke eksploruar dhe gjurmuar në tërë Evropën për futbollistë me origjnë shqiptare. Jupi prej asaj kohe ka qenë i idesë se talenti duhet rritur dhe duhet kultivuar pikësëpari, në vendin e tij. /Afp.al/

loading...
loading...