
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në veprimtarinë kulturore në nder të Gjergj Fishtës, lëshoi mesazhe uniteti, ashtu sikurse e lanë të parët tanë, duke iu referuar gjeniut të letrave shqipe, Gjergj Fishtës, i cili edhe pse i përkiste besimit katolik, me thënien e tij, “vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”, kreu i shtetit e mori si shembull për të ardhmen e vendit tonë, në një kohë kur situata politike është jo pak e trazuar.
Mesazhi i plotë i Metës, sot nga Lezha:
Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.
Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.
Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj.
Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: "Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!/Afp.al/