Mbi 100 njerëz gjejnë vdekjen nga përmbytjet në Indi

Mbi 100 njerëz gjejnë vdekjen nga përmbytjet në Indi
Më shumë se 100 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve që janë shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm në shtetet indiane, Uttar Pradesh dhe Bihar, kanë thënë zyrtarët.

Disa pamje dramatike kanë treguar ndikimin që ka pasur ky shi në jetën urbane.

Trafiku hekurudhor, lëvizjet e makinave, shërbimet shëndetësore, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dyja shtetet, kanë thënë zyrtarët.

Qeveria në Uttar Pradesh ka raportuar se 93 persona kanë vdekur nga dita e enjte.

Sipas autoritetit për menaxhimin e katastrofave, numri i viktimave në Bihar, ka arritur në 29.

Aktualisht njerëzit janë duke kaluar rrugët kryesore me ndihmën e barkave.

Agjencia e lajmeve, PTI ka cituar një zyrtar të ketë thënë se sasia e shiut që ka pranuar qyteti ka qenë “e papritur”.

Qeveria shtetërore u ka kërkuar forcave ajrore indiane që ta largojnë ujin përmes helikopterëve dhe pompave.

loading...
loading...