Masakër në Klos, vret vëllanë dhe nipin e më pas veten

Masakër në Klos, vret vëllanë dhe nipin e më pas veten
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, raporton Albanian Free Press.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain e tij, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D.

Menjëherë më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.

Sipas informacionit paraprak të policisë, autori i ngjarjes, Sali Dakuçi, ka vrarë me pistoletë vëllain, Kujtim Dakuçin dhe nipin Gerti Dakuçi, rreth 17 vjeç. Në fund, autori i ngjarjes ka vrarë veten.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes siç shihni foton nga vendi i krimit.

loading...
loading...