Malaj, takimi "zyrtar" me Meidanin. E vlerëson si lider të PS-së dhe frymëzim bashkë me Nanon, Metën etj, jashtë Rama

Malaj, takimi "zyrtar" me Meidanin. E vlerëson si lider të PS-së dhe frymëzim bashkë me Nanon, Metën etj, jashtë Rama
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj është takuar me ish Presidentin, Rexhep Meidani, por ajo që e bën të veçantë takimin mes tyre është fakti, që ata pozuan si të ishte takim zyrtar, sipas protokollit shtetëror, duke shtrënguar duart para flamurit Kombëtar.

Duke përfituar nga ky takim Malaj, tha për ish-presidentin Meidani, se nuk kemi të bëjmë vetëm me, "një personalitet njerëzor modest, por edhe me një politikan model për integritetin, karakterin e fortë dhe reputacionin publik maksimal, me të cilat i shërbeu Shqipërisë dhe Partisë Socialiste në momentet dhe sfidat më të vështira."

Malaj renditi më tej edhe figurat historike të PS-së, duke përfshirë edhe Kastriot Islamin dhe Ilir Metën, por duke lënë jashtë Edi Ramën, teksa bëri edhe lidhjen e tyre me ngjarjet e 14 Shtatorit 1998, kur PS-ja kishte vetëm një vit në pushtet.

"Qëndrimi dinjitoz në situatën e vështirë të 14 Shtatorit 1998, qëndrimet strikte shteteformuese gjatë mandatit si President por dhe kontributet e spikaturit modenizuese në PS së bashku me Nano, Pëllumbin, Agolli, Moikomin, Dokle, Ermelinden, Artën, Islamin, Hajdaragën, Angjelin, Maqon, Majkon, Metën, Zelën, Legisin dhe kolegë të tjerë, sidomos në  rrethe, janë modele inspiruese për lidershipin e shqiptarëve", u shpreh Malaj, në mesazhin e tij.

"Një mirënjohje për ish-Presidentin Meidani edhe personale për inspirimin dhe mbështetjen e veçantë që më ka dhënë në angazhimet e mia jo vetëm politike", mbyll reagimin e tij Arben Malaj. /Afp.al/

loading...
loading...