Lista e Kombëtares ndaj Turqisë e Moldavisë, Reja sjell dy risi me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Lista e Kombëtares ndaj Turqisë e Moldavisë, Reja sjell dy risi me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, shpalli listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet kualifikuese të tetorit, Euro 2020.

Të dyja këto takime do të luhen në transfertë dhe përcaktojnë fatin e kuqezinjve, në objektivin final, pasi një humbje e mundshme në Turqi do të mbyllte përfundimisht kapitullin e kualifikimit. Shqipëria pas fitores me Islandën në ndeshjen e fundit ka 9 pikë, 6 më pak se dy ekipet kryesuese, Turqia dhe Franca.

Dy risitë e trajnerit Reja janë Taulant Seferi dhe Lindon Selahi, të dy futbollistë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Seferi, i cili po shkëlqen në Zvicër konfirmohet, pas sinjaleve të Shtatorit, kurse mesfushori i Tvente në Holandë, Lindon Selahi, grumbullohet për herë të parë.

Në orën 11:00 trajneri Edoardo Reja do të jetë në konferencë për shtyp, ku do të flasë për futbollistët e grumbulluar dhe 2 ndeshjet kualifikuese të  EURO 2020.

Më 11 Tetor do të luhet ndeshja Turqi-Shqipëri.

Më 14 Tetor do të luhet ndeshja tjetër, Moldavi-Shqipëri.

/Afp.al/

loading...
loading...