Lezhë/ Vetura përplaset me kamionçinën, katër të plagosur

Lezhë/ Vetura përplaset me kamionçinën, katër të plagosur
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë.

Raportohet se një kamionçinë është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes dyshohet për katër persona të plagosur.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. /Afp.al/

loading...
loading...