Rruga e lagësht ka shkaktuar aksidentimin e dy makinave në superstradën që lidh Durrësin me Tiranën.
Ngjarja ndodhu mëngjesin e sotëm në afërsië të Vorës kur si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.