Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohet çiftet e 1/8-ve, përballje interesante

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohet çiftet e 1/8-ve, përballje interesante
Kupa e Shqipërisë, me përfundimin e raundit të 1/16-ve, është njohur edhe me përballjet e ardshme për një vend në tetë më të mirat e këtij edicioni.

Do të kemi dy përballje mes skuadrave të elitës ndërsa ekipet e tjera të Superiores do të përballen me rivalë nga Kategoria e Parë.

Në grupin A spikat dueli mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, por shkodranët janë dukshëm favoritë.

Kush kalon mes këtyre dy skuadrave në çerekfinale do të përballe me fituesen e çiftit Erzeni-Teuta.

Ndeshje jo shumë të lehta për Partizanin dhe Tiranën që nëse kualifikohen do të vënë në skenë dy derbi të tjera në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Partizani do sfidojë Besëlidhjen, me të cilët ka kujtime të hidhura pasi lezhjanët i kanë eliminuar nga Kupa dy sezone më parë, ndërkohë që Tirana do të masë forcat me Kastriotin.

Në Grupin B ndeshja me e fortë është ajo mes Bylisit dhe Laçit, dy skuadrave që përballjet në Kupën e Shqipërisë i kanë patur shumë të shpeshta, madje diskutuan finalen mes tyre në vitin 2013.

Kush kalon nga ky çift do të sfidojë në çerekfinale me shumë mundësi Skënderbeun që në këtë raund do të sfidojë Besën e Kavajës.

Lushnja-Kukësi dhe Apolonia-Luftëtari janë dy përballjet e tjera  të grupit B.

Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen në 22 janar të vitit të ardhshëm ndërsa ato të kthimit, në 5 shkurt të 2020-ës.

 

Turi i Dytë

(22.01.2020 dhe 05.02.2020)

Grupi A                                          Grupi B

Besëlidhja-Partizani (C1)            Lushnja-Kukësi  (T1)

Erzeni-Teuta    (C2)                     Besa-Skënderbeu (T2)

Vllaznia-Flamurtari  (C3)            Bylisi-Laçi     (T3)

Kastrioti-Tirana     (C4)               Apolonia-Luftëtari   (T4)

 Turi i Tretë

(18.03.2020-08.04.2020)

Grupi A               Grupi B

C4-C1                 T4-T1

C3-C2                 T3-T2

loading...
loading...