Kryeministri i Holandës: Jemi të shqetësuar sepse Shqipëria nuk ka bërë progres për çeljen e negociatave

Kryeministri i Holandës: Jemi të shqetësuar sepse Shqipëria nuk ka bërë progres për çeljen e negociatave
Holanda qartëson qëndrimin për Shqipërinë, sa i përket negociatave të anëtarësimit.

Kryeministri Mark Rutte, pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se është i shqetësuar nga mungesa e përparimit të Shqipërisë sa i përket kushteve të vëna nga BE.

Sipas tij, Shkupi ka bërë më shumë progres se Tirana.

“Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, së bashku me disa shtetet të tjera, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë.

Ne po pyesim veten se sa progres ka bërë Shqipëria? Ne do ta adresojmë këtë çështje javët në vijim me partnerët tanë europiane.

Por ne jemi shumë të shqetësuar për mungesën e progresit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet vazhdojnë”, deklaroi kryeministri holandez.

loading...
loading...