Kreu i AMA-s, thirrje televizioneve të fikin antenat analoge

Kreu i AMA-s, thirrje televizioneve të fikin antenat analoge
Edhe pse afati ligjor për mbylljen e transmetimeve analoge televizive për qarkun e Tiranës dhe Durrësit ka përfunduar, AMA thotë se disa subjekte nuk i kanë fikur antenat.

Autoriteti i Mediave Audiovizeve thotë që kjo nuk është një situatë e panjohur, pasi dhe në qarqet një, ky proces është bërë më parë ka pasur një problematikë të tillë. Gentian Sala kryetar i AMA-s deklaron se nuk ka kthim prapa dhe i bën apel televizioneve, që të zbatojnë ligjin.

“Unë dua të bëj të ditur që digjitalizimi nuk ka më kthim prapa, televizionet kanë bërë investime të jashtëzakonshme, qytetarët kanë benefite të jashtë zakonshme, janë 38 kanale pa pagesë përveç atyre që ofrojnë platformat, unë do ju bëja thirrje televizioneve që të respektojnë ligjin dhe sa më parë ato që kanë ngelur të mbyllin transmetimet analoge”, u shpreh kryetar i AMA-s, Gentian Sala.

Në Tiranë dhe Durrës është përqendrimi më i madh i popullsisë së vendit. Sipas AMA-s një pjesë e vogël e familjeve nuk janë pajisur me dekoder, por megjithatë procesi i digjitalizimit nuk do ndalet.

Pas Tiranës dhe Durrësit radhën e ka Vlora për të mbyllur procesin e digjitalizimit. /Afp.al/

loading...
loading...