Ismail Kadare kandidat për shumë vite, jepet Çmimi Nobel për Letërsi

Ismail Kadare kandidat për shumë vite, jepet Çmimi Nobel për Letërsi
Një ndër kandidatët për disa vite radhazi pë çmimin NOBEL ishte dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

Një shkrimtare polake dhe një shkrimtar austriak fituan çmimet Nobel për Letërsinë, përkatësisht për vitin 2018 dhe vitin 2019.

Ata janë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Në median shqiptare nënvizohet se Handke është një ndër kundërshtuesit e pavarësisë së Kosovës dhe është solidarizuar me serbët në kohën e bombardimeve të NATO-s.

Vendimi i dyfishtë sivjet u dha pasi Akademia Suedeze, që mbikëqyr çmimin prestigjioz, pezulloi vjet dhënien e çmimit për të bërë ndryshime në proceset e saj pasi u përfshi në një skandal seksual. Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares së Akademisë Katarina Frostenson u dënua me 2 vite burg në tetor për përdhunim. Frostenson u tërhoq dhe ngjarjet shkaktuan krizë në Akademi përfshirë pretendimet për konflikte interesit dhe bërjen publike para kohe të emrave të fituesve. Kjo çoi në rënien e besimit të publikut tek Akademia.

Akademia ka bërë ndryshime edhe në panelin e saj, duke sjellë disa anëtarë të rinj që nga viti i kaluar. Gjithashtu tani do t’i lejojë anëtarët e tij të japin dorëheqjen dhe nuk do të tolerojë më anëtarët që kanë qenë subjekt i konflikteve të interesave ose hetimeve penale.

loading...
loading...