I dënuari me 18 vite burg nga drejtësia italiane kapet në Fier

I dënuari me 18 vite burg nga drejtësia italiane kapet në Fier
Policia e Fierit prangosi një 45-vjeçar.

I arrestuari ishte i dënuar në mungesë nga drejtësia italiane me 18 vite e katër muaj burg, nën akuzë për trafik heroine në sasira të mëdha.

Shtetasi me iniciale F. G, u kap sot në banesë, ndërsa iu sekuestrua edhe një armë si dhe lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar "Dërmënas".

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

  1. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha".

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

loading...
loading...