Hetimet pas aksidenti tragjik/ Në pritje të autopsisë, trupi i pajetë i taksistit grek në morgun e Tiranës

Hetimet pas aksidenti tragjik/ Në pritje të autopsisë, trupi i pajetë i taksistit grek në morgun e Tiranës
Ende nuk ka dalë ekspertiza pas aksidentit tragjik, që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë Pogradec. Në këtë aksident humbi jetën shtetasi grek Anestis Lambropulos, 66 vjeç.

Makina e tij u përplas nga një trajner i tonazhit të rëndë.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes sipas policisë rezulton se 66 vjeçari grek ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij taksi nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërsa mjeti i tonazhit të rëndë në sens të kundërt.

Paraprakisht nga hetimet dyshohet se përplasja e dy mjeteve ka ardhur për shkak të një manovrimi të gabuar të Lambropulos që ka sjellë atë përplasje të fortë dhe vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i 66 vjeçarit grek ndodhet në morgun e Tiranës ku pritet edhe autopsia nga mjekësia ligjore, sikurse pritet të mbërrijnë edhe familjarët e tij.

Në një aksident tjetër të rëndë që ndodhi dje në Qafë-Thanë, ku një trajner u përplas me një mikrobus e për pasojë humbi jetën një e moshuar, policia ndaloi sot shoferin e makinës së tonazhit të rëndë, njw shofer nga Fieri. pasi ekspertiza paraprake e deklaroi atë fajtor. /Afp.al/

loading...
loading...