
Në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, që po zhvillohet në Tiranë me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor, Rama theksoi: Fryma me të cilën u krijua Evropa nuk do të vdesë. Binjakëzimi mes lirisë dhe drejtësisë është më e lehtë me fjalë se me letra.”
“Shqiptarët janë tejet optimistë për Evropën, rrisin dhe mesataren e rajonit”, u shpreh Rama ndër të tjera, i cili më tej shtoi: “Vendet tona duhet të bëhen demokraci funksionale me institucione të tilla. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër, duhet të vazhdojmë ta duam BE-në. Vjet na thanë që kemi bërë diçka fantastike, por keni ende diçka për të bërë.”
“Na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe e bëmë”, u shpreh Rama duke shtuar se në fillim thuhen 3 kushte, më pas 5, 9 dhe 999. Kreu i qeverisë shtoi se Ballkani Perëndimor mbetet tepër i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.
Problem thelbësor për Shqipërinë, është dhe mbetet ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve, pranoi kryeministri Edi Rama, si sfidë të së ardhmes. /Afp.al/