Fund i dhimbshëm për një grua në Tiranë, flijohet duke u hedhur nga pallati

Fund i dhimbshëm për një grua në Tiranë, flijohet duke u hedhur nga pallati
Një vetëvrasje në rrethana dhe arsye të paqarta ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet pasi një grua në moshë të re i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”.

Dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

loading...
loading...